الصفحات

Dy të plagosur me armë zjarri në Lezhë

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Dy të plagosur me armë zjarri në Lezhë

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Qarkun e Lezhës. Burime nga Drejtoria e Policisë e Qarkut bënë të ditur se rasti i parë ka ndodhur në fshatin Markatomaj, të komunës së Zejmenit, rreth 12 km larg Lezhës, kur 35 vjeçari Petrit Marku, banor i këtij fshati, është qëlluar rreth 200 metra larg banesës së tij, duke marrë plagë të rënda. 

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa është dërguar më pas drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar. Forcat e policisë së Lezhës po punojnë për identifikimin dhe ndalimin e autorit të ngjarjes. 

Pas rreth një ore, sipas të njëjtave burime, mësohet se ka ndodhur një tjetër plagosje me armë zjarri në fshatin Gjorm, të rrethit të Kurbinit, në afërsi të aksit rrugor kombëtar Lezhë-Tiranë. Forcat e policisë janë në vendngjarje, ndërkohë që akoma nuk është mësuar emri i personit të plagosur, si dhe të autorit të plagosjes së tij. 

...

المشاركات الشائعة