Arsene Wenger ka lëvdur ekipin e tij për faktin që ia doli me sfidën e përgatitjes fizike ndaj Birminghamit, ndërsa francezi qëndroi i qetë pas fitores në St. Andrews.
"Ne e kemi ditur se duhet ta mposhtim Birminghamin fizikisht. Ne ishim të përgatitur për t'u ballafaquar me këtë sfidë, sfidën fizike".
"Ne u përgatitëm që të mos e ndryshojmë planin, të jemi të qetë dhe të fokusohemi në posedim të topit për të luajtur lojën tonë", ka thënë Wenger. /Telegrafi/

