الصفحات

Golashënuesit më të mirë të Ligës Premier

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Golashënuesit më të mirë të Ligës Premier

Dimitar Berbatov befasisht udhëheq në listën e golashënuesve më të mirë të pjesës së parë të sezonit në Ligën Premier.
Me fundin e vitit 2010 përfundon edhe pjesa e parë e sezonit në Ligën Premier, edhe pse kampionati anglez nuk ka pushim dhe fillon pjesën e dytë që në datën 1 janar.

Ndryshe nga pritjet në fillim të sezonit, renditja në listën golashënuesve për pjesën e parë të sezonit sjell emra befasues.

Wayne Rooney ka dështuar këtë pjesë të sezonit duke ia lëshuar kreun bashkëlojtarit të tij të sulmit te Manchester Unietd, Dimitar Barbatov. Bullgari kryeson me 14 gola, i ndjekur nga një ish-sulmues i United, Carlos Tevez.

Argjentinasi ka shënuar 12 gola deri tash në Ligën Premier me fanellën e Manchester Cityt. I treti me 11 gola rreshtohet sulmuesi i Newcastle United, Andy Carroll, derisa me nga nëntë gola janë sulmuesi i Everton, Tim Cahill, dhe ai i Bolton, Johan Elmander.

Në vazhdim lista e golashënuesve më të mirë në Ligën Premier për pjesëne parë të sezonti:

14 gola: Dimitar Berbatov (Manchester United);
12 gola: Carlos Tevez (Manchester City);
11 gola: Andy Carroll (Newcastle United);
9 gola: Johan Elmander (Bolton Wanderers); Tim Cahill (Everton);
8 gola: Samir Nasri (Arsenal); Florent Malouda (Chelsea); Kevin Nolan (Newcastle United); Rafael van der Vaart (Tottenham Hotspur);
7 gola: Marouane Chamakh (Arsenal); Didier Drogba (Chelsea); Darren Bent (Sunderland);
6 gola: Kevin Davies (Bolton Wanderers); Salomon Kalou (Chelsea); Gareth Bale (Tottenham Hotspur); Peter Odemwingie (West Bromwich Albion).

Kush mendoni se do të jetë shënuesi më i mirë i Ligës Premier në fund të sezonit? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për komente!
/Telegrafi/

...

المشاركات الشائعة