الصفحات

IFFHS, Jose Mourinho trajneri më i mirë i 2010-ës

احدث اجدد واروع واجمل واشيك IFFHS, Jose Mourinho trajneri më i mirë i 2010-ës

Trajneri portugez, Jose Mourinho, ish-tekniku i italianëve të Interit dhe trajneri aktual i spanjollëve të Realit të Madridit, është zgjedhur si "trajneri më i mirë për klubet" në vitin 2010 nga Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS). 
Mourinho, i cili fitoi në vitin 2010 'tripletën' me Interin (Kampionat, Champions League dhe Kupë), mori 294 pikë. I dyti u rendit tekniku i Barcelonës, Pep Guardiola, me 188 pikë. 
Trajneri portugez e kishte marrë më parë këtë çmim në vitet 2004 dhe 2005. 63 shtete e renditën Mourinho-n në vendin e parë. 
Në vend të tretë u rendit Louis Van Gaal, trajneri holandez i gjermanëve të Bayernit të Mynihut, i cili fitoi në vitin 2010 Bundesligën gjermane, Kupën e Gjermanisë dhe doli në finalen e Champions League. 

- Renditja e 10 trajnerëve më të mirë sipas IFFHS: 

1. Jose Mourinho (POR-Inter/Real Madrid) 294 
2. Josep Guardiola (ESP-Barcelona) 188 
3. Louis Van Gaal (HOL-Bayern Munchen) 75 
4. Quique Sanchez Flores (ESP-At.Madrid) 46 
5. Carlo Ancelotti (ITA-Chelsea) 41 
6. Alex Ferguson (GBR-Manchester United) 38 
7. Arsen Venger (FRA-Arsenal) 33 
8. Celso Juárez (BRA-Inter. Porto Alegre) 24 
9. Roy Hodgson (GBR-Fulham/Liverpool) 20 
10. Lamine N''Diaye (SEN-Mazembe) 11 

...

المشاركات الشائعة