الصفحات

Nga fishekzjarrët pësojnë disa persona

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Nga fishekzjarrët pësojnë disa persona

Si pasojë e fishekzjarrëve dhe armëve të zjarrit janë amputuar gishtërinj të disa personave në Qendrën Emergjente të QKUK-së gjatë natës së Vitit të Ri.
Mjekja e Qendrës Emergjente, Haxhere Dervishi, ka thënë se kryesisht rastet e para të personave të lënduar janë nga mjetet piroteknike dhe ata kanë amputim të gishtërinjve, djegie të lëkurës dhe lëndime të sipërfaqes së fytyrës.

"Ka qenë një natë e ngarkuar me punë, kemi pasur shumë pacientë të lënduar me mjete piroteknike, ku disa prej atyre rasteve kanë përfunduar me amputimin e gishtërinjve, mandej djegie të lëkurës dhe lëndime të sipërfaqes së fytyrës", ka bëri të ditur për Kosovapress Dervishi.

Edhe Policia e Kosovës ka raportuar për rastet e pësimit nga fishekzjarrët dhe armëve të zjarrit gjatë festimit të natës më të hareshme gjatë vitit. "Kemi dy raste të plagosjes me armë zjarri, ku njëri është një fëmijë nga Ferizaj", ka thënë zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Ndryshe, gjatë viteve të kaluara në Qendrën Emergjente, si pasojë e lëndimeve nga përdorimi i mjeteve piroteknike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar numër i madh i pacientëve. Në vitin 2008 janë regjistruar 120 raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike, ndërsa vitin 2009 janë shënuar 67 raste. /Telegrafi/

...

المشاركات الشائعة