الصفحات

Përmbytjet, banorët nisin 2011-ën mes ankthit e lagështirës , Ndërrimi i viteve fluks dasmash në Elbasan

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Përmbytjet, banorët nisin 2011-ën mes ankthit e lagështirës , Ndërrimi i viteve fluks dasmash në Elbasan

Përmbytjet, banorët nisin 2011-ën mes ankthit e lagështirës
Për shumë familje shkodrane viti i ri ka kaluar bukur, në vatrat e tyre të ngrohta. Por fatkeqësisht nuk mund të themi të njëtën gjë për banorët e prekur nga përmbytjet. 

Nata e ndërrimit të viteve për ta ka qenë si cdo natë tjetër, mes ankthit, të ftohtit e lagështirës. Disa prej tyre kanë ngritur një gotë në dhomat e konvikteve, ndërsa të tjerë duke parë rrënojat e banesave të tyre.

Neës24 udhëtoi drejt fshatit Zogaj, i cili ndodhet buzë liqënit. Ajo që lanë pas përmbytjet janë vetëm disa mure që ngjajnë si të vjetër nga lagështira e myku. 

Ndërkohë që banorët e tjerë gëzonin në shtëpitë e tyre, banorëve të përmbytur në Zogaj u duhet të merreshin me riparimin e shtëpive. Në gjendjen që ndodhen, e fundit gjë që do të shkonte në mend ishin festimet. 

Si familjet në Zogaj janë me qindra në zona të tjera të përmbytura. Familje të cilat nuk kanë mundur të festojnë sic do vit tjetër. Ajo që u mbetet është vetëm të shpresojnë që ky vit të mos jetë si i mëparshmi, që nisi e u mbyll me përmbytje. 

 Shkodër, 130 tëevakuar festojnë së bashku Vitin e Ri

Ikin emigrantët, radhë në Kapshticë, pala greke me 3 sportele
Pasi festuan Vitin e Ri në Shqipëri, mes të afërmve të tyre, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, vendi ku punojnë e jetojnë. Ashtu si edhe vitet e tjera, emigrantët janë përballur me radhë të gjatë në pikën kufitare të Kapshticës.

Ora: 18:15- Kapshticë, kalojnë për në Greqi 4750 persona 
Në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, në rrethin e Devollit, gjatë ditës së sotme kanë kaluar drejt shtetit grek rreth 4750 persona, kryesisht emigrantë që kthehen në vendet e tyre të banimit dhe punës pas kremtimit të festave të fundvitit në familjet e tyre. 

Po kështu, deri në orën 16.00 të ditës së sotme janë regjistruar edhe 1175 automjete në dalje në këtë pikë kufitare, bëjnë të ditur burime nga policia kufitare. Sipas të njëjtave burime, në këtë pikëkalimi kufitar ka patur fluks nga mëngjesi i ditës së sotme e në vazhdim, për shkak të numrit të madh të emigrantëve që kthehen për në Greqi, si dhe numrit të pakët të sporteleve nga ana e palës greke. 
Pala jonë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë ka punuar me kapacitet të plota me 6 sportele të hapura, ndërsa ajo greke deri në orën 14.00 ka punuar me dy sportele. Pas negociatave mes dy palëve, aktualisht pala greke po punon me tre sportele. 

Ora: 18:10- Kakavijë, 3000 emigrantë kanë kaluar kufirin gjatë 24 orëve të fundit 
Rreth 3000 emigrantë shqiptarë kanë kaluar gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet pikës së Kalimit Kufitar të Kakavijës në rrethin e Gjirokastrës në drejtim të shtetit grek, pas festimit të festave të fundvitit në familjet e tyre. 
Gjatë 24 orëve të fundit kanë kaluar në drejtim të Greqisë 3000 emigrante nga rrethe te ndryshme te vendit si dhe 1000 automjete te ndryshme. 
Policia shqiptare ka vënë dispozicion të emigrantëve 7 sportele, ndersa ajo greke 4 sportele. 
Pritet që në orët në vazhdim të ketë rritje të fluksit të emigranteve që largohen për në drejtim të Greqisë. 

Ora:12:50- Ikin emigrantët, radhë në Kapshticë
Pasi festuan Vitin e Ri në Shqipëri, mes të afërmve të tyre, emigrantët shqiptarë kanë nisur të kthehen në Greqi, vendi ku punojnë e jetojnë. Ashtu si edhe vitet e tjera, emigrantët janë përballur me radhë të gjatë në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se automjetet janë renditur në tre korsi, ndërsa presin në radhë. Në një kohë që pala shqiptare punon me 6 korsi për të përballuar fluksin, pala greke punon vetëm me 3 korsi.

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës kanë kaluar sot rreth 2300 shtetas e 550 automjete.Nuk mund të flasim për fluks emigrantësh. Kështu pala shqiptare punon me pesë sportele në ikje, ndërkohë që pala greke punon me dy sportele.


Ndërrimi i viteve fluks dasmash në Elbasan
Qetësia e këtyre ditëve të para të janarit, pas atmosferës së ndezur të natës së ndërrimit të viteve, është thyer nga boritë e makinave të dasmave në qytetin e Elbasanit. 

E diela e parë e janarit ka shënuar një numër të konsiderueshëm dasmash në disa zona dhe vecanërisht në qytet. Shumica prej dasmorëve, përfshirë këtu dhëndrin apo nusen, janë emigrantë të cilët përfitojnë nga bashkimet familjare në festat e fundvitit për të celebruar martesat. 

Sipas agjencive që merren me organzimin e dasmave në Elbasan, fluksi i dasmave që priten në këtë filim viti do të vazhdojë të rritet. 

Fluksi i karvaneve të dasmorëve të kujton ditët e nxehta të pranëverës dhe verës, kur rrugët mbushen plot me makina të zbukuruara kur dhëndri mashë me familjarët e tij shkon për të marrë nusen, ashtu sic kërkon edhe riti tradicional. 

...

المشاركات الشائعة