Skuadra e Barcelonës ka regjistruar fitoren e pesëmbëdhjetë në La Liga duke mposhtur Levanten në Camp Nou me rezultat 2-1.
Dy golat e Blaugranëve i shënoi Pedro Rodriguez (47' dhe 59'), ndërsa në të dy rastet u asistua nga Daniel Alves.
Krejt çfarë bënë mysafirët në këtë ndeshje, ishte ngushtimi i rezultatit në 2-1 përmes Stuanit (80').
Pas kësaj fitoreje, Barca përforcon kreun me pesë pikë më shumë se Real Madridi, që të hënën zhvillon ndeshjen e javës së 17-të kundër Getafes. /Telegrafi/