الصفحات

Lineker: United do ta fitojë titullin

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Lineker: United do ta fitojë titullin

Gary Lineker beson se Manchester United do ta fitojë Ligën Premier këtë sezon, por ka këmbëngulur se Djajtë e Kuq nuk mund të përsërisin atë që bëri skuadra legjendare e Arsene Wenger në sezonin 2003-2004 kur përfundoi sezonin pa asnjë humbje.
"Unë mendoj se United do ta fitojë titullin, por nuk e them këtë me ndonjë bindje të madhe. Unë e përkraha Chelsean gjatë verës dhe përkundër formës së tyre katastrofale, nuk mendoj se ata janë jashtë garës për titull".

"Ata janë në gjendje që të kthehen dhe që të luftojnë me skuadrën e Sir Alex Ferguson. United tashmë e ka rekordin e dytë më të gjatë të pamposhtshmërisë, sigurisht pas skuadrës legjendare të Arsenalit. Por, dyshoj se United mund ta thyejë këtë rekord", u shpreh Lineker. /Telegrafi/

...

المشاركات الشائعة