الصفحات

Ferguson: Fitore e madhe ,City dhe Chelsea, oferta për Kaka ,Guardiola ka frikë nga Levante

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Ferguson: Fitore e madhe ,City dhe Chelsea, oferta për Kaka ,Guardiola ka frikë nga Levante

Ferguson: Fitore e madhe
Sir Alex Ferguson ka lëvduar mentalitetin e skuadrës së tij në fitoren e vështirë prej 2-1 ndaj WBA-së në transfertë, duke thënë se ishte fitore e madhe.
"Ishte vërtet ndeshje e vështirë, në një fushë të keqe ata patën tre mesfushorë qendrorë, shumë goditje në portë dhe që janë ekip i mirë ata e kanë dëshmuar ndaj neve".

"Është fitore e madhe kjo, në shumë ndeshje duhet të luftoni dhe ne është dashur ta bëjmë këtë tani. Siç kam thënë, titujt që i kemi fituar në të kaluarën kanë ardhur si pasojë e këtyre luftërave", potencoi skocezi. /Telegrafi/
Barazim epik i Aston Villas
Chelsea nuk ka arritur të mbajë përqëndrimin në mbrojtje në minutat përfundimtare të sfidës ndaj Aston Villës për të arkëtuar tri pikë, në një ndeshje e cila gjatë do të mbahet mend për kthimet e rezultatit përfundimtar 3-3.
Takimi në të cilin ishte pritur futboll i bukur i shpejtë e atraktiv në fakt u dominua nga një lojë tejet agresive e mysafirëve, të cilët me anë të atij mentaliteti i krijuan Chelseat shumë probleme.

Fillimisht James Collins shkakton një penalti në minutën e 23-të, me ç'rast i pagabueshëm ishte Frank Lampard për 1-0. Nuk vonoi përgjigja e mysafirëve (41'), të cilët me anë të Ashley Young poashtu nga pika e bardhë barazuan rezultatin në 1-1.

Në pjesën e dytë fotografi komplet tjetër. Emile Heskey pas asistimit të Stewart Downing kaloi mysafirët nga Villa Park për herë të parë në epërsi (47').



Pas rasteve të shumta her në njërën anë e her në anën tjetër, nga varri zgjohet Didier Drogba (84') që shfrytëzoi mos përqëndrimin e Salomon Kalous, për të shënuar golin e barazimit dhe të shpëtimit për Blutë e Londrës Perëndimore.

Megjithatë, Chelsea ishte fare pranë fitores kur John Terry (89') raelizoi për 3-2, duke bërë që impianti të shpërthejë nga euforia.



Kur të gjithë menduan se kjo do të jetë një fitore sensacionale për Chelsean, kështu nuk mendoi Ciaran Clark (90'), i cili me ndihmën e një harkimi të Albrighton realizoi golin për barazimin fantastik të Aston Villas prej 3-3.

Chelsea me këtë barazim e sheh veten në pozitën e pestë me 35 pikë, gjashtë më pak se lideri Manchester United që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Aston Villa mbetet në pozitën e 15-të me 21 pikë. /Telegrafi/

City dhe Chelsea, oferta për Kaka
Manchester City është duke e monitoruar për së afërmi situatën e Kakas te Real Madridi, ndërsa të njëjtën gjë po e bën edhe Chelsea, në vazhdën e spekulimeve për largimin e brazilianit nga Bernabeu.
Sunday Mirror shkruan se City do të tentojë që ta joshë Kakan me një super-ofertë përderisa edhe Chelsea nuk do të sprapset dhe do të ndërhyjë në këtë çështje me të mësuar se Kaka kërkon largimin nga Los Blancos.

City ishte më herët pranë transferimit të Kakas, por nuk arriti ta bindë Milanin me 100 milionë funte, por këtë e bëri Reali me gjysmën e kësaj shume. /Telegrafi/
Guardiola ka frikë nga Levante
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pranuar se ai frikësohet për një befasi të mundshme në ndeshjen ndaj Levantes të shtunën mbrëma.
"Gjithmonë ekziston rreziku për të dështuar pas pushimeve, ashtu sikurse viteve të kaluara ndaj Mallorcas dhe Villarrealit, por gjëja e mirë në gjithë këtë është se kam pasur kohë ta analizoj kundërshtarin. Nuk mendoj se Levante është ekip që meriton të largohet nga elita e futbollit spanjoll sepse ka arritur rezultate të mira në shtëpi".

"Ne do të gabonim po që se do të paramendonim se do të jetë ndeshje e lehtë, me faktin se ata kanë humbur 8-0 nga Real Madridi në Copa del Rey. Ajo ishte garë tjetër dhe mendoj se ata kanë harruar këtë, ndërsa ne duhet të jemi të kujdesshëm me secilin ekip që vjen në Camp Nou", u shpreh Guardiola. /Telegrafi/

...

المشاركات الشائعة