الصفحات

Tetë talentët që Barcelona do t’i përcjellë në vitin 2011

احدث اجدد واروع واجمل واشيك Tetë talentët që Barcelona do t’i përcjellë në vitin 2011

Drejtuesit e Barcelonës kanë identifikuar tetë talentë të rinj të cilët luajnë rreth e qark botës, për t´i ndjekur gjatë vitit që vjen.
Derisa Blaugranët kanë shumë shpresa për Rafa Alcantara, kjo nuk i ka penguar drejtuesit e klubit spanjoll të identifikojnë sulmuesit e mundshëm të së ardhmes.

Sipas gazetës spanjolle Sport, tetë djelmoshat që do të merren parasysh nga Barcelona janë:

Vitolo (Las Palmas)

Sulmuesi po ashtu është duke u ndjekur edhe nga Real Madridi dhe vlerësohet në regjionin e 5 milionë euro.

Ricky van Wolfswinkel (Utrecht)

Wolfswinkel është parashikuar të jetë ylli i ardhshëm i madh i Holandës dhe është spekuluar se Liverpooli tashmë ka bërë përpjekje ta transferojë atë.

Jesse Rodriguez (Real Madrid)

17-vjeçari shihet si një prej lojtarëve më të zgjuar të rinj të Real Madridit. Ai është i njohur për ritmin dhe aftësitë e tij në top.

Saul Niguez (Atletico Madrid)

Tash vetëm 16-vjeçar, Saul vjen nga radhët e të rinjve të Real Madridit. Ai ka qenë me Atleticon për tre sezonet e kaluara.

Alvaro Morata (Real Madrid)

Morata është duke krijuar një reputacion të shpejtë nëpër Evropë. Ai ka depërtuar në ekipin e parë të Jose Mourinhos këtë sezon.

Romelu Lukaku (Anderlecht)

Belgu shihet si sulmuesi i ri më i nxehtë në Evropë. Real Madridi dhe Chelsea janë favoritë për të nënshkruar me të në fund të sezonit.

Paco Alcacer (Valencia)

Sulmuesi i kombëtares U17 të Spanjës tashmë është lidhur me një kalim në Arsenal dhe Chelsea këtë sezon.

Alvaro Vazquez (Espanyol)

Tash 19-vjeçar, Vazquez ka qenë zbulimi i këtij sezoni, pasi gjeti veten në planet e trajnerit Mauricio Pochettino. /Telegrafi/

...

المشاركات الشائعة